Policia e Shtetit ka njoftuar se nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Z., 31 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Drenovicë, ka goditur me sende të forta shtetasin A. Ç., 36 vjeç dhe ka tentuar t’i vjedhë me dhunë automjetin e tij.
Menjëherë, pronari i mjetit ka lajmëruar shërbimet e Policisë dhe falë ndërhyrjes së menjëhershme u bë arrestimi i autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.