Dhunoi motrën, arrestohet 43 vjeçari i shpallur në kërkim

41

Një 35-vjeçar është arrestuar në Klos pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht dhe kërcënuar motrën e tij e cila kishte dhe një urdhër mbrojtjeje ndaj tij.

Ndërkohë në 24 orët e fundit është arrestuar edhe një 43-vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim për dhunë në familje.

Njoftimi i policisë:

Mat/Ushtroi dhunë fizike ndaj motrës së tij dhe e kërcënoi atë, vihet në pranga 35-vjeçari. Në Dibër kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Dhunë në familje”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi i shtetasit K. LL., 35 vjeç, banues në Klos, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij dhe e ka kërcënuar atë, duke shkelur detyrimet e përcaktuara në urdhrin e mbrojtjes që kishte ajo.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit D. S., 43 vjeç, banues në Lurë, Dibër, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.