Dhunoi bashkëshorten, arrestohet burri nga Himara

121

Një 50-vjeçar pas debateve ka rrahur bashkëshorten e tij, në zonën e Dhërmiut.

Pas denoncimit të bërë nga gruaja, policisë e Himarës njoftoi se ka arrestuar për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin V. N., 50 vjeç, banues në Dhërmi.

Ai akuzohet për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.