Dhunë sistematike ndaj të shoqes, 34 vjeçari përfundon në pranga

30

Dhuna e ushtruar ndaj gruas, bëri që një burrë të vihet në prangat e policisë.

Uniformat blu të Kukësit arrestuan 34-vjeçarin M. L., banues në fshatin Nikoliq, Has.

Arrestimi i tij u bë pasi bashkëshortja, M. L., 30 vjeçe, ka bërë kallëzim se ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Kukës, për veprën penale “Dhuna në familje”.