Dhunë në familje e vepra të tjera penale, disa të arrestuar orët e fundit në vend

34

Disa arrestime janë bërë në qarkun e Elbasanit.

Një 40-vjeçar me inicialet L. Rr, është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Poashtu raportohet që edhe e ka kanosur me mjet të mprehtë thikë.

Në një tjetër rast  u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasi  M.M., 31 vjeç, banues në Elbasan, i cili  nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasit :

A.Ç., 43 vjeç,  banues në fshatin Kodër Bujarës, Elbasan,  pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

K.K., 22 vjeç,  banues në Elbasan, pasi në fshatin Bradashesh, Elbasan,  ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin A.Ç., 45 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, i cili ishte këmbësor

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.