Dhunë në familje e grabitje në qendër tregtare, vihen në pranga 3 persona

24
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim kombëtar është arrestuar në Tiranë.

Ai është shtetasi A. D., 28 vjeç, i cili u vi në pranga pasi Gjykata e Shkallës së Parë i ka vendosur revokimin e dënimit alternativ nga shërbim prove duke e konvertuar në masë sigurie “Arrest në burg” (i dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim).

Ndërkaq, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin e shtetasit K. G., 21 vjeç, pasi ka vjedhur disa produkte në një qendër tregtare.

Në pranga ka përfunduar edhe shtetasi T. M., 51 vjeç, pasi në Rrogozhinë, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.