Dhunë ndaj prindërve, arrestohen një 36 vjeçare e një 23 vjeçar në Fier, në pranga dhe 4 persona të tjerë

30

Policia e Fierit ka vënë në pranga dy persona për dhunë psikologjike ndaj prindërve.

Një 39-vjecare e identifikuar me incialet M.S., ka përfunduar në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të saj.

Një 23 vjeç, i identifikuar si G.P., ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj prindërve të tij.

Policia e Fierit ka vënë në pranga edhe katër shtetas për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Njoftimi i policisë: Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt duke u bërë burim aksidenti, arrestuan në flagrancë shtetasit:

L.K., 48 vjeç, banues në Fier, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur;

M.A., 38 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “Apollonia”, u kap duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur;

A.H., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi drejtonte automjetin tip “Volksëagen” në gjendje të dehur.

K.B., 46 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Ford”, i pa pajisur me leje drejtimi.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin G. P., 23 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj prindërve të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen M. S., 39 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.