Dhunë ndaj gruas e përndjekje ndaj ish-të dashurës, dy persona në Tiranë përfundojnë në pranga

46

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës, njëri i akuzuar për dhunë ndaj gruas, e tjetri për përndjekje ndaj ish-të dashurës.

Efektivët e komisariatit Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të B. K., 48 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të mitur.

Po ditën e djeshme, uniformat blu vunë në pranga R. P., 23 vjeç, i cili akuzohet se ka përndjekur vazhdimisht ish-të dashurën e tij, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën.

Ndaj dy të ndaluarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë.