Dhunë ekstreme, ish-bashkëshorti i hy në shtëpi gruas dhe e hedh nga kati i dytë! Policia jep detajet

66
Foto ilustruese

Policia bën me dije se ka vënë në pranga një shtetas të identifikuar si S. Rr., 47 vjeç, banues në Kurian, Roskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë ditës së djeshme, në Patos, ka hyrë në shtëpinë e ish bashkëshortes së tij pa pëlqimin e saj, e ka keqtrajtuar dhe e ka rrëzuar nga kati i dytë i banesës.

Shtetasja E. S, 38 vjeçe, ishte e paisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata.

38-vjeçarja ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë, “Dhunë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, “Dhunimi i banesës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.