Dhunë e përndjekje, arrestohen dy persona njëri nga policia e Kavajës, tjetri nga ajo e Tiranës

44

Dy persona të akuzuar për dhunë dhe përndjekje janë vënë në prangt e policisë në Rrogozhinë dhe Tiranë.

I pari akuzohet se shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses.

Efektivët e policisë Kavajë bënë arrestimi në flagrancë të K. D., 31 vjeç, pasi në fshatin Ballaj, Rrogozhinë, ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata për bashkëjetuesen dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, në banesë.

Ndërkohë efektivët e komisariatit Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të A. C., 41 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur një 18-vjeçare, në mënyrë të vazhdueshme.