Dhunë e kanosje me thikë ndaj të atit, arrestohet një person/EMRI

44

Një baba ka rënë pre e dhunës së egër të të birit, i cili më tej e ka kanosur me thikë për jetë.

Ngjarja vjen nga Vlora, ku pas denoncimit nga i dhunuari, u ndërhy nga policia për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje.

Kështu u vu në pranga  Veprim Kaja, 34 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë së enjtes, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me thikë babanë e tij.

Ndaj të dyshuarit materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.