Ballina Aktualitet Dhuna në protestën e opozitës, vjen reagimi i ambasadës britanike

Dhuna në protestën e opozitës, vjen reagimi i ambasadës britanike

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri ka reaguar pas dhunës në protestën e sotme. Në një reagim, ambasada shprehet se nuk ka vend për dhunë ose mjete shpërthyese në protestë.

“Mbretëria e Bashkuar mbështet protestat paqësore. Nuk ka vend për dhunë ose mjete shpërthyese në protesta paqësore. Liderët kanë përgjegjësi të ruajnë sigurinë dhe policia ka përgjegjësi të përgjigjet në mënyrë proporcionale për të ruajtur rendin publik. Për të mirën e çdo kujt duhet të jetë prioritet një protestë paqësore dhe e sigurt” – thuhet në reagimin e ambasadës.