Ballina Aktualitet Dhoma e Avokatisë: Autorët e vrasjes së Ravik Gurrës të vihen para...

Dhoma e Avokatisë: Autorët e vrasjes së Ravik Gurrës të vihen para drejtësisë

Dhomave e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar lidhur me vrasjen në Elbasan të avokatit të njohur Ravik Gurra.

Përmes një deklarate për mediat, Dhoma e Avokatisë kërkon që ngjarja të trajtohet me përparësi dhe autorët e vrasjes të vihen para drejtësisë.

“Dhoma e Avokatisë të Shqipërisë, nëpërmjet mediave u vu në dijeni të vrasjes me armë zjarri të avokat Ravik Gurra, anëtar i Dhomës të Avokatisë Tiranë. Ajo e tronditur thellë nga kjo ngjarje, me shqetësim dhe indinjatë të thellë ju kërkon organeve ligjzbatuese duke i dhënë përparësi gjetjes dhe vënies para përgjegjësisë të autorëve të kësaj vepre e cila vjen e bëhet çdo ditë më prezente në kërcënim të jetës dhe shëndetit ndaj avokatëve, veprime që kanë marrë përshkallëzim në rritje ndaj profesionit sa të nderuar aq edhe fisnik të avokatit”.

Avokati, Ravik Gurra, u ezekutua mbrëmjen e sotme me armë zjarri në një lokal në afërsi të Bashkisë së qytetit të Elbasanit, të cilin e frekuentonte vazhdimisht.