Ballina Stil / Modë Dhjetë ngjyrat “In” për vjeshtë-dimër 2018/2019

Dhjetë ngjyrat “In” për vjeshtë-dimër 2018/2019

Tingujt e ngrohtë të vjeshtës alternohen këtë sezon me tonalitete të gjalla e të forta, duke sjellë një kombinim e ngjyrime mjaft të këndshme për syun e të gjithëve.

Kafe uiski

Një ngjyrë e ngrohtë, ashtu si pija e famshme e sjellë nga Sies Marjan, Calvin Klein, dhe Chloe.

E kuqe qershie

Një ngjyrë “e plotë”, ideale në copë kadifeje, tyli ose saten. Ideale për pamjen elegante dhe retro vjen si një trend nga Bottega Veneta, Oscar de la Renta, e Givenchy.

Blu dixhitale

Ngjyra e pothuajse të gjitha rrjeteve shoqërore. Një ngjyrë që ngjall teknologjinë dhe të ardhmen. E përsosur për të gjitha vajzat kibernetike. Stella McCartney, Marni, Prabal Gurung.

Roza “çiklamin”

Mbetet ende një nga ngjyrat e preferuara për stilistët Mund të vishet nga koka deri te këmbët, ose si një detaj kreativ. Ulla Johnson, Valentino, Alexander McQueen.

Ngjyrë livandoje

Është një ton mjaft i këndshëm sipas Akne Studios, Gucci, dhe Miu Miu.

Portokallia

Ngjyra simbolike e Fallut, do të dalë në pah me të gjithë efektin e saj “vitaminik”, për të luftuar temperaturat në rënie. Lanvin, Moschino, Prada.

E verdhë e safirtë

Për të ngritur modelet klasike Balenciaga, Versace, dhe Michael Kors sjellin këtë sezon ngjyrën e verdhë të safirtë.

E gjelber ulliri

I ngjashëm me gjelbërimin ushtarak, por me një nuancë të artë.

Gri mermeri

E zeza e re, e përsosur nga kostumi i zyrës deri tek veshja e koktelit. Louis Vuitton, Alexander Ëang, Valentin Yudashkin.

Argjendi

Me shkëlqim dhe me një efekt të pasqyruar. Alberta Ferretti, Giorgio Armani, Balmain sjellin veshjet e argjendta elegante metalike .