Ballina Kuriozitete Dhjetë makinat më luksoze të vitit 2019-të

Dhjetë makinat më luksoze të vitit 2019-të

Makinat luksoze po kërkohen më shumë se kurrë. Bentley, Lamborghini dhe Rolls-Royce kanë nisur prodhimin e “perlave” të radhës.

Sipas CNN, dhjetë makinat më të bukura luksoze që planifikohet të hynë në treg vitin e ardhshëm janw të listuara më poshtë.

Audi E-tron – Një SUV me motor elektrik, me kamera në vend të pasqyrave dhe. Mund të ecë për 400 kilometra me një karikim. Dorëzoni 74 800 dollarë dhe është e juaja.

Bentley Continental GT Convertible – Për 10 sekonda arrin në 100 km/h, jo keq për një makinë luksoze dhe SUV njëkohësisht. Luksi është në genet e Bentley, po ashtu si edhe fatura e kripur: plot 214 600 dollarë.

BMW i8 Roadster – E konceptuar që prej vitit 2012, kjo makinë është testuar për herë të parë vetëm në muajin nëntor të këtij viti. E juaja për vetëm 148 500 dollarë.

Ferrari 488 Pista Spider – Arrin 200 km/h për7,6 sekonda.

Jaguar E-Pace – Mes luksozeve është makina më e lirë, vetëm 80 500 dollarë.

Lamborghini Aventador SVJ – Makina mëshpejtë që mund të blini, ju duhen 517 770 dollarë.

McLaren Speedtail – Nga 0 në 300 km/h për vetëm 12,8 sekonda. Kjo i thotë të gjitha. Problemi i vetëm: Janë prodhuar vetëm 106 copë dhe njëra kushton 2,25 milionë dollarë.

Porsche Taycan – Një sallon i vërtetë me katër dyer, me dy motorë elektrikë që garantojnë luks dhe rehati.

Tesla Roadster – Modeli më i mirë që Tesla ka ndërtuar, deri tani. Arrin në 100 km/h në 1,9 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale pretendohet të jetë 400 km/h. Shifra të çmendura për një makinë normale, jo më një elektrike. Mund ta blini për 200 000 dollarë.

Aston Martin DBX – Një përpjekje për të hyrë në tregun e SUV-eve me dy motorë, me 8 dhe 12 pistona, që duket se do të ketë sukses.

mak1

mak2

mak3

mak4

mak5

mak6

mak7

mak8

mak9

mak10