Ballina Shëndetësi Dhimbjet e vazhdueshme dhe depresioni – Cila është lidhja mes tyre dhe...

Dhimbjet e vazhdueshme dhe depresioni – Cila është lidhja mes tyre dhe si ta trajtoni

Depresioni është një prej problemeve fillestare që mjekët përpiqen të diagnostikojnë kur trajtojnë raste të dhimbjeve kronike.

Sipas tyre lidhja mes të dyjave është shumë e fortë dhe nuk mund të neglizhohet.
Në këtë artikull do të mësoni më shumë për mënyrat se si dhimbja kronike mund të nxisë shfaqjen e depresionit.

Depresioni dhe Dhimbja Kronike
Depresioni klinik është një gjendje psikologjike që shpaloset nëpërmjet plogështisë, mungesës së motivimit, ndryshimeve në oreks, reagimeve të ngadalëta fizike dhe mendore dhe humbjes së shpresës.

Depresioni shoqërohet edhe me simptoma fizike.
Këtu përfshihen dhimbjet dhe vështirësia në të fjetur.
Dhimbja kronike nga ana tjetër është më shumë se një efekt anësor i depresionit.
Të dyja këto probleme mjekësore janë të ndërlidhura dhe nuk ndahen veçmas.
Mjekët thonë se një njeri që vuan nga dhimbjet kronike, pra të vazhdueshme, do të preket medoemos nga depresioni në një periudhë të jetës.

Njerëzit që vuajnë nga të dyja janë më pak aktivë sepse kanë një ngadalësim të reagimeve mendore dhe fizike.

Kombinimi i të dyjave e vështirëson gjetjen e zanafillës së njërës prej tyre por edhe diagnostikimit dhe trajtimit.

Stresi, Dhimbjet dhe Depresioni
Sipas të dhënave, depresioni dhe dhimbja kronike janë të ndërlidhura fort për shkak të stresit.

Kur njeriu është në dhimbje, zonat e trurit që janë përgjegjëse për reagimin ndaj stresit ndizen.

Truri i thotë trupit të përgatitet të luftojë shkaktarin e dhimbjes.
Më pas kur dhimbja largohet, sinjalet e stresit fiken dhe trupi qetësohet.
Por kur dhimbja është kronike, këto sinjale nuk fiken kurrë dhe trupi është gjithë kohës në gjendje gadishmërie.

Stresi i vazhdueshëm mund ta bëjë njeriun shumë të brishtë ndaj depresionit.
Gjetja e mënyrave për tu përballur me stresin dhe dhimbjen kronike përbën një mënyrë të mirë për të nisur betejën kundër depresionit.

Trajtimet me Antidepresivë
Mjekët mund të këshillojnë doza të ulëta ilaçesh kundër depresionit për pacientët që vuajnë nga dhimbjet kronike.

Kjo mund të tingëllojë e çuditshme por përdorimet e këtyre ilaçeve kundër dhimbjeve janë të konfirmuara shkencërisht.

Megjitatë, edhe në doza të ulëta këto medikamente shkaktojnë ndryshime kimike në tru dhe në mënyrën se si truri e përcepton dhimbjen.

Këto medikamente mund të ndalojnë që në fillim ciklin e dhimbjes përpara fillimit të depresionit.

Depresioni mund të intensifikojë ndjesinë e dhimbjes dhe të prishë cilësinë e jetes duke e çuar të gjithë situatën jashtë kontrollit.

Trajtimet Natyrale
Studime të njëpasnjëshme shkencore mbi depresionin, kanë konfirmuar se ushqyerja e shëndetshme e pasur me fruta, perime, drithëra dhe peshk mundet të parandalojë këtë sëmundje.

Ushqyerja e keqe me produkte të përpunuara dhe jo të shëndetshme është një faktor rreziku, sidomos tek adoleshentët.

Kamomili, lavanda, lule Sahati, valerina janë disa nga bimët që mund t’i përdorni si çaj qetësues.