Dhimbje e madhe për ministren shqiptare, humb bashkëshortin si pasojë e një sëmundje të rëndë

352

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka humbur bashkëshortin e saj, i cili është ndarë nga jeta para kohe, në moshën 49-vjeçare.

Artan Asllani është ndarë nga jeta pas betejës me një sëmundje të rëndë.

Homazhet për të ndjerin do të zhvillohen ditën e nesërme në orën 09:00, ku do të përcillet më pas drejt banesës së fundit, në varrezat e Tufinës.

Kujtojmë se Elva Margariti u bë pjesë e kabinetit “Rama 2” në dhjetor të vitit 2018.