Ballina Aktualitet Devoll, pranga katër hajdutëve, u vodhën paratë dhe celularët turistëve të huaj

Devoll, pranga katër hajdutëve, u vodhën paratë dhe celularët turistëve të huaj

Policia e Shtetit në Devoll njofton se ka arrestuar në flagrancë katër persona, të cilët akuzohen se u kanë vjedhur dy turistëve huaj paratë dhe telefonat celularë. Në bazë të njoftimit të dhënë, në pranga kanë shtetasit D. A., S. P., K. A. dhe R. Sh., të moshave nga 17 vjeç deri në 22 vjeç.

Këta shtetas, në bashkëpunim mes tyre, në afërsi të qytetit të Bilishtit, dyshohet se u kanë vjedhur me dhunë 200 euro dhe dy aparatë celularë dy shtetasve të huaj.