Ballina Aktualitet Deutsche Welle: Opozita, protestë paqësore me flamujt e BE, SHBA dhe Gjermanisë

Deutsche Welle: Opozita, protestë paqësore me flamujt e BE, SHBA dhe Gjermanisë

Ndryshe nga protestat e tjera kombëtare anti-qeveritare ku mbizotëronte flamuri kombëtar kuqezi, në protestën e të shtunës mbizotëronin flamuri blu i BE dhe ai i SHBA, por nuk mungonte as flamuri i Gjermanisë, që opozita e konsideron aleaten e saj të rëndësishme.

Kërkesat e opozitës dhe të mbështetësvetë saj janë të pandryshuara: largim i kryeministrit Rama, formim i një qeverie kalimtare që të organizoje zgjedhje të lira dhe të ndershme, moslejim i zhvillimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, në të cilat opozita ka deklaruar se nuk merr pjesë pasi, sipas saj, ato “do të jenë një farsë”.

Element i ri në protestën e të shtunës është edhe mbajtja nga protestuesit e një tepsie prej alumini ku brenda saj ishin ngjitur parulla antiqeveritare dhe foto që stigmatizonin kryemnistrin Rama në lidhje me akuzat e opozitës për blerje votash, korrupsion dhe lidhje me krimin, të hedhura poshtë nga kryemnistri dhe qeveria e tij.

Basha: Tani shansi për zgjidfhjen e krizës politike

Sipas një rituali të konsoliduar në protestat kombëtare anti-qeveritare të opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” që nga fillimi i tyre në mesin e shkurtit të kaluar, lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbajti fjalimin e radhës para protestuesve.

Basha tha në fjalën e tij se “zgjidhja politike e krizës kalon vetëm përmes largimit të Ramës”, të cilën e quajti “shkaktar dhe pengmarrës të demokracisë.”

“Tani është shansi për zgjidhjen politike të krizës. Mjerë kush e lexon si shenjë dobësie, pasi ne jemi më të fortë se kurrë. Liri a vdekje! Demokraci a vdekje! Çdo ëndërr për të imponuar me krimin zgjedhje moniste dhe çdo përpjekje për të mos u larguar por për të vijuar të qeverisë me krimin, do të marrë përgjigjen e merituar nga ky shesh,” – tha Basha në fjalën e tij, që e mbylli me thirrjen drejtuar ptrotestuesve për të vijuar protestën në sheshin para Parlamentit.

Thirrjet e faktorit ndërkombëtar merren në konsideratë

Në prag të protestës BE, OSBE dhe SHBA u bënë thirrje organizatorëve për të qëndruar larg akteve të dhunës. Delegacioni i Bashkimit Europian dhe ambasadat e vendeve anëtare vunë në duke se dënojnë aktet e dhunës në protestat e mëparshme dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të protestës si dhe autoriteteve shqiptare që të sigurojnë që demonstrata e sotme të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

Ambasada e SHBA theksoi në deklaratën e saj se “nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave Molotov dhe gurëve, është jo demokratike dhe e paligjshme. Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë.”

OSBE theksoi qëndrimin e saj të vendosur kundër dhunës ekstreme në protestën e 11 majit, ku protestuesit kërcënuan edhe ambasadorin e OSBE në Tirana, Bernd Bochardt, për qëndrimin pa ekuivoj kunër dhunës.

“Dhuna është e papranueshme dhe trazirat nuk mund të zëvendësojnë angazhimin politik demokratik. Deklarata mbetet po aq e vlefshme sa edhe dy javë më parë,” – nënvizohet në qëndrimin e OSBE ndaj protestëssë të shtunës.

“Koktejet e Molotovit, hedhja e gurëve dhe e shashkave janë të paligjshme. Përmendja e derdhjes së gjakut, pak ditë përpara protestës është e papërputhshme me demokracinë moderne dhe me protestat demokratike,” – thekson OSBE në deklaratën e saj.

(marrë nga Deutsche Welle)