Ballina Stil / Modë Detajet e para të fejesës : Cfarë veshje zgjodhi Armina Mevlani

Detajet e para të fejesës : Cfarë veshje zgjodhi Armina Mevlani

Blogerja e njohur shqiptare Armina Mevlani kurorëzoi këto ditë lidhjen e përfolur me Shkëlzen Berishën, në një ceremoni intime me familjarët dhe miqtë e afërt, e së fundmi arriti të shuhej edhe kureshtja e shumë vajzave shqiptare ,për veshjen dhe pamjen që ajo zgjodhi të paraqitej në ditën e saj më të lumtur.

Përmes një video boomerang, të cilën e postoi në llogarinë e saj në Instagram, Armina bëri të ditur se kishte zgjedhur një fustan të bardhë, të kompozuar me disa lule në ngjyra mjaft të ngrohta e të ëmbla, sandale të kuqe, shoqëruar me një grim minimalist dhe flokë të stiluara thjesht, siç e karakterizojnë pothuajse përherë stilin e saj.