Detaje të tmerrshme nga ngjarja, si u ekzekutua 23 vjeçarja me plumb në kokë nga i vëllai, i ati ideoi vrasjen!

43

Zbardhen detajet e tmerrshme të ngjarjes ku u ekzekutua Eglantina Buci.

23 vjeçarja u vra nga i ati Faiku e vëllai Shkëlzeni i dyshuar si vrasës me pagesë.

Ngjarja daton në vitin 2012, ndërsa një ditë më parë u zbardh dosja e plotë, ku rezultonte se e reja është vrarë dhe varrosur nga familjarët.

Planifikuesi i ngjarjes ishte babai i vajzës, ndërsa ekzekutuesi i vëllai.

Vajza është marrë te zona e Freskut nën kërcënimin e armës dhe është ekzekutuar në Malin me Gropa.

Menjëherë pas krimit vëllai i viktimës e ka lënë trupin aty dhe është larguar.

Pas tre-katër ditësh vrasësit janë kthyer në vendngjarje për të spostuar trupin 500 metra më tutje nga frika se mos zbulohej nga ndonjë banor.

Pas një muaji, një gjuetar ka gjetur pjesë eshtrash të 23-vjeçares, të cilat ishin nxjerrë nga kafshët e egra. Nisur nga eshtrat e sekuestruara dyshohet se viktima është ekzekutuar me një plumb në kokë, që përshkon nofullën e majtë dhe del në pjesën e pasme të kafkës.

Kur ngjarja e tmerrshme u zbulua, janë marrë në pyetje familjarë të cilët kanë deklaruar se nuk kanë patur fare dijeni se ku mund të ishte ajo që nga viti 2012.

U vra nga babai dhe vëllai, kjo është Eglantina Buci, informatori zbuloi  krimin brenda familjes (FOTO) - Gazeta Mapo