Ballina Kronikë Detaje të tjera, ADN-ja e gjetur në makinën e vrasësve çoi në...

Detaje të tjera, ADN-ja e gjetur në makinën e vrasësve çoi në arrestimin e Gjergj Cukalit

Pas arrestimit të Gjergj Cukalit, të ‘fortit’ të Myslym Shyrit, zbardhen të tjera detaje nga ngjarja. Mësohet se në makinën e përdorur për vrasjen e ish-policit, Arben Bilali në Tiranë, janë gjetur gjurmë të ADN-së Gjergj Cukalit. Kjo ka qenë prova më e fortë në duart e hetuesve që coi në arrestimin e tij. Cukali është një personazh i njohur i botës së krimit në vend.

Ai ka qenë i përfshirë në disa nga ngjarje dhe vrasje të bujshme, si dhe arrestuar disa herë për shpërndarje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Cukali, njihet ndryshe edhe si anëtar i bandës së rrugës “Myslym Shyri”.

Është bërë e njohur në rrugën e krimit me pengmarrjen e Fatjon Demrilikës në vitin 2004, si dhe për vrasjen e pengut Klajdi Prenga në muajin gusht. Kjo bandë është e përbërë nga djem, të cilët banojnë në rrugën “Myslym Shyri”. Ilir Kodumi, Ledio Lito, Gjergj Cukali, Eduart Skukaj si dhe Florina Metalla.