Ballina Aktualitet Detaje të reja, Tiranë, të shtëna me armë zjarri, plagoset 26-vjeçari

Detaje të reja, Tiranë, të shtëna me armë zjarri, plagoset 26-vjeçari

Mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, ka pasur një përplasje me armë zjarri, ku për pasojë është plagosur një 26-vjeçar. Gjithçka ka ndodhur rreth orës 21:50 në rrugën “Gjik Kuqali”, ndërsa i plagosuri i identifikuar si Enea Keqa ka marrë një plumb në këmbë. Për fat të mirë ai është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital për trajtim mjekësor.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se ka pasur shkëmbim zjarri mes dy automjetesh, konkretisht një Benz dhe një Polo. Nuk dihet nëse i plagosuri është pjese e konfliktit apo është gjendur aty rastësisht. Ajo që e bënë të vështirë identifikimin e autorëve është qëndrimi i të plagosurit, i cili mësohet se nuk ka pranuar të flasë për ngjarjen kur është pyetur nga efektivët e policisë.

Është ndërtuar menjëherë idetikiti i personit që plagosi 26-vjeçarin. Autori mban të veshur një xhup të zi, kapele dhe tuta të kuqe. Ka dyshime se ngjarja ka ardhur pas një zënke mes një grupi të rinjsh, që më pas ka agravuar në përdorimin e armës. Në drejtim të të riut është qëlluar 3 herë, por fatmirësisht ai ka shpëtuar, pasi vetëm një plumb e ka kapur në këmbë.

Makina me të cilën autorët u larguan dyshohet se është fshehur në një nga garazhet në këtë zonë për të humbur gjurmët. Pasi kanë dëgjuar të shtënat me armë zjarri kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar policinë. Blutë kanë rrethuar vendin e ngjarjes për të mbledhur provat. Pritet sekuestrimi i kamerave të sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes për të identifikuar autorët.