Detaje të reja nga ngjarja në Durrës: “Doja të hidhesha se nuk rri dot i izoluar”

82

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e shënuar mesditn e sotme në qytetin e Durrësit ku një i ri ka tentuar të vetëhidhet nga pallati por është ndaluar në kohë nga policia.

Mësohet se kufizimi për shkak të koronavirusit të keqë edhe arsyeja e ngjarjes së ndodhur sot në lagjen nr.1 në Durrës, ku një 28-vjeçar tentoi të hidhej nga kati i pestë.

I riu ka dashur të dalë jashtë nga shtëpia duke thyer kështu urdhrin e qeverisë dhe rrezikuar një gjobë të majme por bashkëshortja nuk e ka lejuar duke e mbyllur brenda.

Pasi ka provuar disa herë të dalë, në gjendje të rënduar psikologjike ai ka tentuar të hidhet nga dritarja por gruaja e tij ka njoftuar policinë e cila i ka ardhur në ndihmë duke e futur sërish brenda në shtëpi.

“Doja të hidhesha. Nuk mund të rri dot më brenda”, ka thënë i riu pasi është shpëtuar nga policia.

Mesa duket ka edhe ngjarje të tilla në këto ditë të vështira jo vetëm për shqiptarët por thuajse gjithë botën, e cila është izoluar ose kufizuar për shkak të Covid-19.