Ballina Kronikë Detaje të reja, Elbasan makina përplas 50-vjeçarin

Detaje të reja, Elbasan makina përplas 50-vjeçarin

50-vjeçari i cili ishte duke ecur me biçikletë është përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, në lagjen “Shënkoll”.

Sipas policisë “shtetasi A.P., 63 vjeç duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin G.K., rreth 50 vjeç, banues në Elbasan i cili po lëvizte me biçikletë”.

Personi i aksidentuar Gëzim Keci ndërroi jetë rrugës për në spital.

Ndërsa drejtuesi i mjetit, 63-vjeçari A.K. është shoqëruar dhe vazhdon të jetë në komisariat.