Ballina Kronikë Detaje të reja, atentati në autostradë ku u qëllua me armë zjarri

Detaje të reja, atentati në autostradë ku u qëllua me armë zjarri

Zbulohet se në makinën tip “Ford Focus” e cila u qëllua sot në autostradën e Lezhës në drejtim të Tiranës, po udhëtonin dy punonjës të Bashkisë së Lezhës.

Personat që ishin objektiv i atentatit janë, Mirel Ndoka, punonjes i INUV dhe Edmond Mhilli ish-punonjës i njësisë Administrative Zejmen.

Në dëshminë e dhënë pranë forcave të rendit, Ndoka dhe Mhilli kanë bërë të ditur se janë qëlluar nga personat të paidentifikuar ndërkohë që ishin duke udhëtuar me makinë. Në momentin e sulmit, zyrtari i Bashkisë së Lezhës ka thënë se e ka parakaluar makinën e atentatorëve për t’i shpëtuar sulmit.

Nuk dihet nëse qëllimi i këtij sulmi ishte paralajmërimi apo një vrasje e mbetur në tentativë.

Dy zyrtarët e Bashkisë së Lezhës kanë thënë se atentatorët e kanë qëlluar makinën në pjesën e gomave, ndërkohë që ata për t’i shpëtuar kanë devijuar rrugën dhe kanë hyrë në një pikë karburanti.

Policia që ka nisur sakaq hetimet ka sekuestuar edhe kamerat e sigurisë së karburantit me shpresën se ata kanë mundur të fiksojnë automjetin nga ku hapën zjarr dy persona ende të paidentifikuar.