Detaje shokuese/Zbulohet pse i dyshuari e dhunoi për dy ditë rrjesht 18 vjeçaren

33

Detaje tronditëse janë zbuluar nga krimi që shokoi Kosovën dhe gjithë shqiptarët, ku një 18 vjeçare u rrah për vdekje nga partneri i saj, i ndihmuar edhe nga shoku i tij.

Shkaqe të dobëta xhelozie po hetohen si pista kryesore që bëri Dardan Krivaqën vrasësin e partneres së tij.

Në njoftimin për shtyp Gjykata e Ferizaj njofton se po shqyrton “vrasjen në bashkëpunim për motive të dobëta”. Sipas gjykatës, vrasësi dyshonte se 18 vjeçarja e kishte tradhtuar me djalin e dajës së tij.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë, sei pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e të pandehurit D.K., me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta-xhelozie, për shkak se i pandehuri D dyshonte se e ndjera M.O. e kishte tradhtuar me djalin e dajës së të pandehurit D., për këtë arsye i pandehuri D, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, e pastaj edhe dhunën fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka ndërruar jetë”

Marigona Osmani, 18-vjeçarja që u dhunua për vdekje në Ferizaj, kishte rreth dy muaj që jetonte me të riun që i mori edhe jetën.

Ajo është dërguar pa shenja jete në urgjencë të dielën mbrëma nga 29-vjeçari Dardan Krivaça dhe nga 32-vjeçari Arbër Sejdiu, tashmë të dy të arrestuar.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, sei pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e të pandehurit D.K., me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta-xhelozie, për shkak se i pandehuri D dyshonte se e ndjera M.O. e kishte tradhtuar me djalin e dajës së të pandehurit D., për këtë arsye i pandehuri D, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, e pastaj edhe dhunën fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka ndërruar jetë, ndërsa i pandehuri A.S., gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm, në vendin e ngjarjes, e i cili edhe ka marr pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike, me këtë ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht vdekjen e të ndjerës, dhe më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur. Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj“.