Detaje mbi vetëvrasjen e pacientit COVID-19/Do të dilte nga spitali, ishte në gjendje të qëndrueshme

54

I riu i cili vendosi t’i jepte fund jetës mëngjesin e sotëm, ishte duke u shëruar nga virusi.

29 vjeçari i identifikuar si Xh.K., prej një jave ishte shtruar në spital dhe pritej të dilte nga “Shefqet Ndroqi”.

I riu ndiqte një terapi të lehtë oksigjeni dhe gjendja e tij ishte e qëndrueshme. Për këtë arsye nuk mendohet se vetëvrasja e tij ka lidhje me rëndimin e gjendjes psikologjike nga COVID-19.

29 vjeçari mendohet se vuante nga probleme psikologjike dhe të shëndetit mendor.

Ngjarja tragjike ndodhi ditën e sotme rreth orës 4:30 të mëngjesit teksa infermierja pasi i kishte bërë një injeksion këtij pacienti kishte shkuar për të marrë një ilaç tjetër.

Ajo nuk e ka gjetur në vendin e tij, ndaj dhe ka dhënë alarmin.

Trupi i tij u gjend nga punonjës të spitalit në oborr, poshtë dritares së dhomës.