Ballina Aktualitet Dështon serish seanca për Emiljano Shullazin. Gjykata e Apelit vendos të gjobisë…

Dështon serish seanca për Emiljano Shullazin. Gjykata e Apelit vendos të gjobisë…

Nuk ka gjyq për Emiljano Shullazin. Mungesa e avokates mbrojtëse të vendosur nga shteti ka bërë që seanca për Emiljano Shullazin dhe 5 të pandehurit e tjerë të dështojë.

Edhe këtë herë, shkak është bërë mbrojtja, ndërsa Gjykata ka vendosur të gjobisë avokaten e vendosur kryesisht Eralda Brahimasi me 100 mijë lekë dhe të referojë rastin në Dhomën e Avokatisë.

Kjo është e pesta herë që gjyqi ndaj 5 të pandehurve dështon, ndërsa seanca e radhës do të mbahet në 25 mars.