Ballina Aktualitet Dështon për të tretën herë seanca për grupin Habilaj

Dështon për të tretën herë seanca për grupin Habilaj

Seanca ndaj grupit të Habilajve është shtyrë për të tretën herë dhe shkak për këtë është bërë mosnjoftimi me letër porosi të katër anëtarëve.

Siç raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, nuk është njoftuar Moisi Habilaj, Nazer Seiti, Fatmir Mina dhe Meridian Sulaj. Ata ndodhen në burg në Itali, dhe sipas Gjykatës  letër-porosia e dërguar nga ministria e Drejtësisë shqiptare nuk është kthyer me përgjigje nëse kanë dijeni ose jo.

I vetmi që u paraqit në këtë seancë ishte Armando Koçerri, i cili është në burg në Shqipëri. Ai serish kërkoi që kjo seancë të mos zhvillohej në praninë e mediave, kërkesë e cila është pranuar nga Gjykata, me argumentin se pamjet filmike ndikojnë negativisht tek vajza e tij e mitur.

Kjo është hera e tretë që shtyhet procesi ndaj grupit të Shullazit, ku këtë herë munguan edhe avokatë