Ballina Aktualitet Dëshmia tronditëse në gjyq për 3 ton kanabis të kapur në Mat,...

Dëshmia tronditëse në gjyq për 3 ton kanabis të kapur në Mat, e mbolli shteti

Pas më shumë se 2 vite nga asgjësimi i 4 mijë rrënjëve kanabis në një fshat të Matit, Gjykata për Krime të Rënda është duke gjykuar dy prej të dyshuarve për kultivimin e tyre. Shpëtim Lika dhe Marko Bushi akuzohen nga Prokuroria se në kuadër të grupit kriminal kanë kultivuar dhe më pas trafikuar lëndë narkotike. Procesi është në fazën e marrjes së dëshmive, ndërsa në seancën e djeshme, Gjykata dëgjoi babanë e një prej të pandehurve, Shpëtim Lika.

“Unë mendoj se drogën e ka mbjellë shteti”, tha ai në sallën e gjyqit. Ndërkohë, në lidhje me 3 ton drogë të gjetur në proces tharjeje në një hangar disa metra larg banesës së tij, dëshmitari tregoi se ishte ndërtuar brenda një nate dhe 3 ditë para se Policia ta asgjësonte. Hangari, tha dëshmitari, ishte në tokën e shtetit, edhe një pjesë e parcelave të mbjella ishin në pronë të shtetit.