Dëshmi tronditëse e një 13 vjeçareje, abuzuesi e mbante prej 1 viti në shtëpi, përfitoi nga gjendja e familjes së saj

54

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në banesën e një shtetasi të identifikuar si Blerim Bizgjoni.

Ky person duke përfituar nga miqësia me familjen e një vajze, mësohet se e mbante atë për më shumë se një vit brenda në shtëpinë e tij.

Me pretendimin se e mbante vajzën për t’u përkujdesur për të duke qenë se vajza dhe e bija e tij ishin në një moshë ky person ka abuzuar me një 13 vjeçare.

Para dy vitesh vajza me familjen e saj ishte shpërngulur nga fshati Cezme e Madhe në Verdovë të Pogradecit. Edhe Blerim Bizgjoni kishte ardhur më herët në atë zonë, nga fshtatrat e Mokrës.

Vajza ka bërë deoncimin dy ditë më parë, pas abuzimit suksual.

Pas denoncimit nga ana e vajzës autori është vënë në pranga.

Autori pasi mori vesh para dy vitesh që familja e vajzës ishte shpërngulur në zonë, për shkak të një lidhje familjare si krushqi e largët ka bërë disa vizita në shtëpinë e vajzës.

Më tej ai i ka propozuar nënës së vajzës ta lërë atë në shtëpinë e tij meqë edhe ai kishte një vajzë të të njëjtës moshë.

E mitura ka rrëfyer se 46 vjeçari e ngacmonte fillimisht me fjalë e më pas e prekte në vende intime.

Më tej në ditën e Kurban Bajramit ai e ka nxjerrë atë në ballkon duke i kërkuar në mënyrë eksplicite të kryenin marrdhënie seksuale.

Pas asaj dite ai e ka kërcënuar atë me jetë duke i thënë se nëse do të tregonte do ta vriste.

Viktima e abuzimit vjen nga një familje me probleme, ajo nuk e ka të atin, ndërsa e ëma ka disa probleme shëndetësore.

Fqinjët e të arrestuarit dhe vajzës së mitur thanë se Blerim Bizgjoni njihej për sjellje të tilla, madhe dyshyhet të ketë abuzuar edhe me vajzat e tjera.