Ballina Showbiz Desada Metaj ofendon publikisht Jonida Shehun

Desada Metaj ofendon publikisht Jonida Shehun

Ndërkohë që një pjesë e mirë e teleshikuesve, ndiqnin gjithë sy e veshë natën e parë gjysmëfinale të festivalit ”Kënga Magjike”, të shumtë ishin ata që zgjodhën Soirée-në e Jonida Shehut për të kaluar mbrëmjen e së mërkurës.

Moderatorja e njohur i kishte kushtuar një emision special traditave kryeqytetase, në një mbrëmje me të ftuar ‘’tironsa’’ që ndanë eksperiencat dhe kujtimet e tyre. Gjatë bisedës ajo pyeti një prej tyre rreth termit ”katnar” dhe përse e përdornin atë. Por kjo gjë nuk i ka pëlqyer kryeredaktores së ”Opinion-it” Desada Metaj, e cila ka reaguar menjëherë në profilin e saj në Facebook.

”Kujt i thoni ‘katnar’ ju tironsit? – pyet drejtuesja e emisionit kushtuar Tironës. Unë: Ty mi katnare dhe ca të tjerëve si ti që jeni plot me komplekse dhe nuk dilni dot nga lëkura e provincës dhe të përshtateni me qytetërimin, që nuk është vetëm tirons në Shqipëri. Se mos harroj… edhe protestat n’Tironë ndizen gjithmonë”- shkruan Metaj.