Ballina Aktualitet Dërgonin shqiptarë për 30 mijë $ në SHBA, i fundosën përgjimet, 51...

Dërgonin shqiptarë për 30 mijë $ në SHBA, i fundosën përgjimet, 51 të pandehurit në gjykatë

Dy vite hetimet, 51 të pandehur dhe mbi qindra emigrant klandestinë të kthyer nga SHBA e vendet e BE-s është bilanci i hetimeve të prokurorisë së krimeve të rënda nën operacionin e koduar “Onë if by land”. ReportTv ka siguruar të plotë dosjen e prokurorit Eugen Beçi i cili i kërkon gjykatës dënimin e të pandehurve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal që kundrejt pagesës kalonin ilegalisht shqiptar e të huaj drejt BE-s dhe SHBA-ve. Nga 30 mijë dollarë për një dërgim në SHBA dhe në 10 mijë paund për në Britani e 5-10 mijë euro për vendet e BE-s ishin pagesat që të interesuarit i detyroheshin grupit kriminal. Në tabelën që shihni në pamje janë edhe emrat e të arrestuarve marrë të pandehur, ndërsa 6 prej tyre vazhdojn ende të jenë në kërkim pasi kanë mundur ti shpëtojë policisë.

Në këtë grup ishin të përfshirë Shqiptar, Maqedonas, Bullgar, Grek e Italian ndërsa cdo gjë niste me të konsideruarit “sekserët” që interesoheshin nëpër Shqipëri për të gjetur persona që donin të largoheshin nga vendi. Ky grup kriminal ishte i ndërtuar në 7 klasifikime duke nisur nga, ata që gjenin personat e interesuar, garantët e mbajtjes së parave nga paguesi tek ai që merrte përsipër trafikimin, rezervuesit e biletave dhe akomodimeve, falsifikatorët e pasaportave e vizave, transportuesit e mjeteve të falsifikuara, personat e shoqërimit në transport, ata të pritjes dhe akomodimit e më pas tek ‘Shefi”. Por si arrihej një marrëveshje për të dërguar në SHBA, Britani apo BE një person të interesuar?

Prokuroria sqaron se “Fillimisht pasi arrihej të binin dakort për shumën e pagesës, e cila varion nga 7000 deri në 9000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe 25000 deri në 30000 dollarë për në ShBA/Kanada, me personat që do të emigronin në mënyrë të paligjshme, anëtarët e grupit kriminal merrnin gjeneralitetet e personave, fotografi të tyre dhe dokumentet e identifikimit i dërgonin ose dorazi ose nëpërmjet rrjeteve sociale(Whatsap, viber) për tek personi që do siguronte/prodhonte dokumentet e udhëtimit të falsifikuara, paralelisht me këtë anëtarët e tjerë të grupit kriminal kryenin rezervimin e linjave të udhëtimit, ajrore, tokësore vajtje –ardhje (në shumicën e rasteve ishin fiktive) si me dokumentE udhëtimi shqiptare ashtu dhe me ato me dokumentE udhëtimi të falsifikuara sipas rastit, duke mbajtur parasysh që shfrytëzoheshin pikat e kalimit kufitare ku kontrollet ishin të dobta.

Pritet që gjykata të përzgjedh me short gjyqtarët e dosjes e më pas shpall datën e gjykimit ndërsa si prova material janë mbi 450 cd me përgjime, raporte vëzhgimi në terren, kompjutera, telefona celular të bllokuar, para cash, pasaporta, karta identiteti, certifikata, armë  si dhe një sërë dokuimentesh si shqiptare e të vendeve të BE-s. Në këtë hetim u përfshin edhe agjentët e SHBA-s, Interpol dhe Europol, të cilët në bashkëpunim me homologët shqiptarë mundën të zbërthenin jo pak por 7 grupe kriminale që trafikonin emigrant ilegal kundrejt pagesës së kripur.

Personat që janë marrë të pandehur;
Sajmir Hysenbelliu, Enxhi Koci, Nike Bushi, Adriatik Çekaj, Alfred Kalaj, Mhill Zefi,  Mensur Selami, Bedri Bendaj, Ilir Feçi, Ardian Gurakuqi, Kolë Vushaj, Zaim Hysenbelliu, Nosh Volaj, Prel Gjelaj, Jorgo Shaho, Ardian Corri, Kristjan Zallinaj, Sokol Duli, Euglen Dushku, Leonora Dushku, Roza Frroku, Erenik Avdyli, Blerim Brahimi, Oltjan  Serani, Kreshnik Muja, Fatos Muja, Luan Qyrku, Genci Osmanaj, Arben Kajaçi, Luigj Shtinja, Tanush Prenga, Përparim Kule, Esat Cakoni, Skënder Koci (Keni), Shkëlqim Koci (Jimmy), Borislav Ivanov Krumov, Marin Dimitrov Vasilev, Eno Muçollari, Liri Muçollari, Fuat Zaimi, Nikolin Priska, Haki Tarja, Bashkim Sorra, Ylber Rama, Artur Karaj, Emiljan Sinjari, Ilija Mitrevski, Betim Veliu, Artim Dauti, Zaim Dauti dhe Genc Dibra.

Informacioni i plotë për grupet kriminale
Ne baze te informacioneve dhe te dhenave te grumbulluar ne shkurt te vitit 2017 ne Prokurorine Prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda –Tirane eshte rregjistruar Procedimi penal Nr 53 per vepren penale ate “Dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit”, parashikuar nga neni 298/a te K.Penal.
Pershkrimi i Operacionit “One if by Land”
Procedimi Penal Nr 53 Viti 2017(Prokuror Eugen Beçi)
1.    Vepra Penale
“Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “parashikuar  nga nenet 298/a ,333/a-1,2 e 334 të Kodit të Penal.
2.    Koha, vendi dhe modus operandi
Sektori per Hetimin e Trafikut te Paligjshëm ne saj te informacioneve te grumbulluar ne Shkurt te vitit 2017  ka referuar materialet ne Prokurorinë prane Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për një grup kriminal që ushtronte veprimtarinë  kriminale atë të  dhënies ndihmë për kalimi të paligjshëm të kufirit.Në bazë të këtij materiali Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda –Tiranë ka  rregjistruar procedimi penal Nr 53 për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kryer në kuadër të grupit të  strukturuar kriminal “, parashikuar nga nenet 298/a, 333/a të Kodit Penal.Grupi kriminal e kishte shtrirë aktivitetin e tij jashtë territorit të Shqipërisë si në Maqedoni, Bullgari, Kosovë Slloveni, Itali, Spanjë ,Portugali, Francë, Irlandë deri në vendet e Amerikës Latine. Grupi kriminal në fokus të veprimtarisë së tij kishte dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt pagesës shtetasve që dëshironin të emigronin në mënyrë të paligjshme kryesisht në shtetet si Irlandë Mbretëri e Madhe, SHBA/Kanada, shtete në të cilat vëtëm me viza mund të udhëtosh.Shtetasit që dëshironin të emigronin në mënyrë të paligjshme kundrejt pagesave  ishin shtetas Shqiptar.
•    Nga hetimet e kryera u arrit të mësohej sesi grupi kriminale funksiononte, anëtarët e tij ishin  shtetas Shqiptar, Maqedonas, Bullgar , secili anëtarë sipas hirarkise të grupit kishte rolin e vet duke filluar.
•     Personat që siguronin kontaktet me personat e interesuar për të emigruar në mënytrë të paligjshme në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, ShBA dhe Kanada.
•    Personat që ishin garantë dhe mbajtës të vlerave monetare që paguheshin nga personat e interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme.
•    Personat që siguronin rezervimet e udhëtimeve dhe akomodimin e të interesuarve për të emigruar në mënyrë të paligjshme (klientët).
•    Personat që siguronin dhe prodhonin dokumentat e falsifikuara.
•    Personat që transportonin dokumentat e falsifikuara.
•    Personat që kryenin transportimin dhe shoqërimin e personave të kontrabanduar.
•    Personat bë bënin pritjen e tyre dhe akomodimin në hotel deri në momentin e udhëtimit drejt destinacionit filal.
•    Organizatori i aktivitetit kriminal (Shefi).
Menyra e organizimit te kontrabandimit te personave nga ana e grupit kriminal
Grupi kriminal për të realizuar kontrabandimin e personave kundrejt pagesave përdorte këtë mënyrë;
Fillimisht pasi arrihej të binin dakort për shumën e pagesës, e cila varion nga 7000 deri në 9000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe 25000 deri në 30000 dollarë për në ShBA/Kanada, me personat që do të emigronin në mënyrë të paligjshme, anëtarët e grupit kriminal merrnin gjeneralitetet e personave, fotografi të tyre dhe dokumentat e identifikimit i dërgonin ose dorazi ose nëpërmjet rrjeteve sociale(ëhatsap, viber) për tek personi që do siguronte/prodhonte dokumentat e udhëtimit të falsifikuara, paralelisht me këtë anëtarët e tjerë të grupit kriminal kryenin rezervimin e linjave të udhëtimit, ajërore, tokësore vajtje –ardhje (në shumicën e rasteve ishin fiktive) si me dokumenta udhëtimi shqiptare ashtu dhe me ato me dokumenta udhëtimi të falsifikuara sipas rastit, duke mbajtur parasysh që shfrytëzoheshin pikat e kalimit kufitare ku kontrollet ishin të dobta. Pjesë e grupit kriminal ishin dhe personat që do të kryenin shoqërimin/ transportimin/pritjen e personave që do të kontrabandoheshin.
Zakonisht shtetasit që do të emigronin udhëtonin me dokumenta shqiptare deri në vendet kryesisht të Bashkimit Europian, ku udhëtimi nuk kërkon vizë. Si shtete tranzit per destinacion final Mbretërinë e Bashkuar, përdoreshin shtetet e BE si Franca, Spanjë, Itali me qëllim për të emigruar në mënyrë të paligjshme, kurse për të emiguruar në mënyrë të paligjshme në drejtim të SHBA/Kanada, janë përdorur si shtete tranzit, Meksika, Panamaja dhe Republikë Domenikane. Shtetasit që do të emigronin në mënyrë të paligjshme, pas mbërritjes në një nga shtetet e mësipërme europiane, futeshin në zonën e tranzitit po në këtë moment fshihnin dokumentat e vërtetat të udhëtimit dhe vini në përdorim dokumentin e falsifikuar të udhëtimit ku kishin bërë dhe rezervimin e biletës së avionit  për në destinacionin e  deshiruar  si në Angli,SHBA/Kanada.
Në përgjithësi në rastet që kemi konstatuar, dokumentat e udhëtimit të falsifikuara, ju jepeshin personave që do te emigronin në mënyrë të paligjshme në momentin e fundit kur do të kryenin levizjet në zonën tranzit.
Në hetimet e kryera kemi konstatuar dhe kemi pasur dyshime se një pjesë e dokumentave të udhëtimit të falsifikuara siguroheshin në vend kurse pjesa tjetër grupet kriminale i siguronin nga bashkëpunëtorët e tyre jashtë Shqipërisë.
•    Bashkepunimi nderkombetar
Në saj të hetimeve dhe bashkëpunimit me partnerët tanë kemi aritur të parandalojmë  dhe të kapim brenda një viti mbi 200 raste  ku grupi kriminal ka organizuar kontrabandimin e tyre.
Për shkak të shtrirjes së aktivitetit kriminal të këtij grupi  në shumë shtete dhe hetimet janë koordinuar me shumë agjenci ligjzbatuese si D.S.A(Departamenti i sigurise Amerikane , pranë ambasadës Amerikane në Tiranë)SELEC, EUROPOL, INTERPOL. Për këtë arsye në funksion të hetimeve jane kryer disa takime operacionale sic janë  takimet e zhvilluara në;
Maqedoni datat 03.05.2017, 29.09.2017
Bullgari datë 31.01.2018
Europol datë 10.02.2018.
Në pjesen më të madhe të shkëmbimit të informacionit duke pasur parasysh dhe specifikat e shtrirjes se veprimtarise kriminale të grupit  është kryer nëpërmjet SELEC-ut .Paralelisht me hetimet që kemi kryer këtu në Shqipëri kanë rregjistruar /celur procedime edhe  shtetet si Maqedoni, Bullgari, Spanje, Francë, Angli.
Metodat e Hetimit
Në hetimin e kësaj ceshtje për të argumentuar veprimtarinë e anëtarëve të grupit kriminal në Shqipëria  nga ana jonë janë përdorur metodat speciale të hetimit sic janë; vëzhgimi, filmimi, fotografimi, përgjimi i numrave të telefonit të subjekteve nën hetim .
3.    Rezultatet e Operacionit” One if by Land” i cilë  është finalizuar në 18 Mars të vitit 2018.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda-Tiranë me vendimin Nr 71 datë 16.03.2018  ka caktuar masën e  sigurimit “Arrest me burg  për 51 shtetas shqiptarë të implikuar, nga të cilët janë ekzekutuar  39 të tillë dhe 12 shtetas janë shpallur në kërkim,
Të arrestuar:
1.    A.C. Ardian Pjetër CORRI, i datëlindjes 15.10.1971, lindur në Gurëz –Krujë  e banues në  Njësia Bashkiake Nr 9, ”Rr Mahmut Fortuzi”pallat i Ri –Tiranë
2.    L.Q, . Luan Xhezar  QYRKU, i datëlindjes 25.02.1958, lindur dhe banues në Tiranë.
3.    E.M, Eno Riza MUÇOLLARI, i datëlindjes 24.03.1961, lindur dhe banues në Tiranë
4.    A.G, Ardian Ali GURAKUQI, i datëlindjes 27.04.1960, lindur në Elbasan dhe banues Tiranë.
5.    Z.H,  Zaim Ferik HYSENBELLIU, i datëlindjes 04.04.1961 lindur në Skrapar dhe banues në Njësia Bashkiake Nr 7 Rr.Besim Imami-Tiranë
6.    A.K, Arben Bajram KAJAÇI, i datëlindjes 09.02.1969, lindur dhe banues në Tiranë.
7.    G.O, Genci Rahim OSMANAJ, i datëlindjes 06.01.1969, lindur dhe banues në Tiranë
8.    O.S, Oltjan Teki  SERANI, i datëlindjes 27.01.1985, lindur në Përmet e banues Tiranë.
9.    T.P, Tanush Mark PRENGA, i datëlindjes 04.03.1970, lindur në Shullaz Krujë dhe banues në Laç Kurbin
10.    L.M, Liri Hydbi MUÇOLLARI, e datëlindjes 27.04.1963, lindur në Çorovodë banues në Tiranë.
11.    F.Z, Fuat Hasan ZAIMI, i datëlindjes 24.07.1967, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë
12.    N.P, Nikolin Tush PRISKA, i datëlindjes 16.03.1969, lindur dhe banues në Tiranë
13.    Y.R, Ylber Belul RAMA, i datëlindjes 06.06.1974, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.
14.    H.T . Haki Petrit TARJA, i datëlindjes 30.05.1968, lindur dhe banues në Tiranë
15.    B.B, Bedri Avni BENDAJ, i datëlindjes 05.04.1963, lindur ne Plashnik –Berat, e banues në Njesia Bashkiake Nr 2-Bathore –Tiranë.
16.    E.A,  Erenik Xhemal AVDYLI, i datëlindjes 16.04.1988 lindur e banues Njësia Bashkiake Nr 8 Don Bosko Kulla Nr 2 –Tiranë.
17.    N.B, Nike Mark BUSHI, i datëlindjes 11.05.1953 lindur në Kqir dhe banues në Dobrac-Shkodër.
18.    K.V, Kolë Zef VUSHAJ, i datëlindjes 22.01.1969 lindur e banues në Vermosh –Malësia e Madhe.
19.    B.V,  Besnik Caf VUÇAJ, i datëlindjes 25.01.1969 lindur e banues në Golem Shkodër, por rezident në Irlandë .
20.    A.K Alfred Kolë KALAJ, i datëlinjdes 04.07.1986 lindur në Koplik dhe banues  në Kamicë-Malësië e Madhe.
21.    M.Z, Mhill Mark ZEFI, i datëlindjes 25.05.1976 lindur e banues në Plan-Gjuraj –Pult Shkodër.
22.    N.V, Nosh Mark VOLAJ, i datëlindjes 26.10.1973 lindur e banues në Broje Malësi e Madhe-Shkodër.
23.    P.GJ Prel Gjeto GJELAJ, i datëlinjdes 08.09.1964 lindur e banues në Broje, Malësi e Madhe –Shkodër.
24.    S.D, Sokol Gjergj DULI, i datëlindjes 07.09.1969 lindur e banues në Tale –Lezhë.
25.    E.D, Euglen Skënder DUSHKU, i datëlindjes i datëlindjes 11.05.1986 lindur e banues në lagjen Varosh-Lezhë.
26.    L.D, Leonora Luigj DUSHKU, e datëlindjes 10.10.1985, lindur në Zejmen e banuese në lagjen Varosh-Lezhë.
27.    R.F. Roza Leke FRROKU, e datëlindjes 14.10.1978 lindur në Ballsh-Fier e banuese në lagjen Varosh-Lezhë.
28.    B.B, Blerim Agim BRAHIMI, i datëlindjes 04.07.1982 lindur e banues në lagjen Besëlidhja- Lezhë.
29.    L.SH, Luigj Gjin SHTINJA, i datëlindjes 21.09.1966, lindur dhe banues në Laç Kurbin.
30.    E.C, Esat Imer CAKONI, i datëlindjes 10.05.1966, lindur dhe banues në Laç Kurbin.
31.    F.M,  Fatos Emin MUJA, i datëlindjes 28.08.1970 lindur e banues në Shtiqën –Kukës
32.    K.M, Kreshnik Emin MUJA, i datëlindjes 01.11.1983 lindur e banues në Shtiqën-Kukës.
33.    A.K, Artur Faik KARAJ, i datëlindjes 15.01.1975, lindur dhe Banues në Arrameras Krujë.
34.    K.Z, Kristjan Gjeto ZALLINAJ, i datëlindjes 16.01.1997, lindur në Gimaj e  banues Shtoj i Ri Shkodër.
35.    M.S, Mensur Hysni SELAMI, i datëlindjes 02.02.1965 lindur e banues në Dubrovë-Peshkopi.
Njëkohësisht janë janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 12 shtetasve të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
(B.S, Bashkim Jakup SORRA, i datëlindjes 28.12.1956, lindur dhe banues në Tiranë
I.F, Ilir Rexhep FEÇI, i datëlindjes 20.09.1965 lindur në Kukës e banues në Njësia Bashkiake Nr 10.Kavajës-Tiranë
S.H, Sajmir Niazi HYSENBELLIU, i datëlindjes 03.11.1972 lindur në Skrapar dhe banues ne Tirane
E.K, Enxhi Shkëlqim KOÇI, i datëlindjes 03.10.1992 lindur në Kucove e banues -Tiranë  P.K, Përparim Qani KULE, i datëlindjes 01.02.1957, me kombësi Shqiptare dhe shtetësi Shqiptare, Kombinat Tiranë
S.K, Skënder Qamil KOÇI (KENI), i datëlindjes 20.09.1954, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, rezident në Bullgari
SH.K, Shkëlqim Qamil KOÇI (JIMMY), i datëlindjes 12.12.1965, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, rezident në Bullgari
A.Ç, Adriatik Dodë ÇEKAJ, i datëlindjes 28.03.1979 lindur e banues në Tamarë –Malësi e Madhe-Shkodër
J.SH, Jorgo Përparim SHAHO, i datëlindjes 27.08.1977 lindur e banues në Njësia Bashkiake Nr 3,”Rr Ali Baushi” –Tiranë
B.K, Borislav IvanovKrumov i datëlindjes 23.07.1988, lindur e banues në Bullgari
M.V, Marin Dimitrov Vasilev i datëlindjes 18.11.1968 lindur e banues në Bullgari
Gjatë kontrollit të ambjenteve dhe vendeve të dyshuara që përdoreshin nga autorët, janë gjetur dhe sekuestruar disa prova materiale si:
•    10 njesi qëndrore (kompjuteri)
•    8 printera lazer me ngjyra
•    15 laptop, 3 I-pad,
•    4 boje printeri
•    56 aparate telefonash
•    17 automjete
•    12 CD
•    4 USB
•    5,600 euro, 1,000 $ dhe 3400.000 leke
•    5 pasaporta ndërkombetarë shqiptare
•    2 pasaporta Boshnjake
•    13 vertetime për leje pune të falsifikuara
•    7 çertifikata personale italiane
•    4 karte identiteti italiane
•    1 deftesë pjekurie shqiptare
•    2 leje drejtimi
•    8 certifikata personale shqiptare të pa plotësuara
•    2 leje kalimi
•    1 raport mjekësor
•    7 karta telefoni SIM
•    11 karta banke
•    6 karta identiteti të huaja të vendeve të BE-së
•    1 arme zjarri automatik mod 56 dhe 13 fisheke
•    1 arme gjahu.
•    2 karta krediti
•    2 libreza pune

Ne vijim te hetimeve te kryer ne funksion te ketij procedimit penal Nr 53 viti 2017 ne baze te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare per krimet e Renda Gjykata e Shkalles se Pare Nr 137. datë 28.09.2018  e cila ka vendosur masen e sigurise”Arrest me burg”, per veprat penale ’ Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 298, 333/a e 334 të K.Penal” parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Ne date 28.09.2018  ne zbatim te vendimit  te mesiperme te Gjykates jane kryer veprimet hetimore per 8 shtetas , 5 shtetas Maqedonas si dhe 3 shtetas Shqiptar  nga ky vendim jane ekzekutuar masa e sigurise per dy shtetasit shqiptar (punonjes policie) qe jane si meposhte ;
1.    Edmond Llacini   i datelindjes 09.06.1984
2.    Almir Doda  i datëlindjes 22.09.1976
Nderkohe jane shpallur ne kerkim shtetasit;
E.S. Emilian Sinjari  i datelindjes 18.11.1992 lindur e banues ne Shqiperi
Betim Veliu i datelindjes 13.09.1985 lindur e banues ne Maqedoni e Veriut.
Ilia Mitrevski i datelindjes  02.08.1966           ‘   ‘’   ‘’
Artim.Dauti i datelindjes 30.08.1979   ‘’   ‘’’ ‘’
Genc Dibra  i datelindjes 22.05.1972’    ‘’         ‘
Zaim Dauti i datelindjes 28.11.1970    ‘    ‘
Ne datë 04.10. nga e autoriteteve Maqedonase ne funksion te  ketij hetimi kane kryer Operacionin “Passaporta” .Ku nga informacionet paraprake jane leshuar urdher arrestet per  personat e shpallur nga ana jone ne kerkimi (5 shtetasit e sipershenuar), ku jane sekuestruar e sasi vlera monetare dhe dokumenta udhetimi te falsifikuara (pasaporta)(Informacion paraprake vetem 3 jane arrestuar ne kerkim Genc Dibra dhe Zaim Dauti 

Referuar akteve dhe rezultateve të hetimeve nga ana e Gjykatës me vendimin penal nr. 71 të dt.16.03.2018 dhe vendimin nr. penal nr. 137 të dt.28.09.2018, për shtetasit nën hetim Nike Bushi, Adriatik Çekaj, Alfred Kalaj,Mhill Zefi, Mensur Selami, Bedri Bendaj, Ardian Gurakuqi, Kolë Vushaj, Zaim Hysenbelliu, Nosh Volaj, Prel Gjelaj, , Ardian Corri, Kristjan Zallinaj, Sokol Duli, Euglen Dushku, Leonora Dushku, Roza Frroku, Erenik Avdyli, Blerim Brahimi,Oltjan  Serani, Kreshnik Muja, Fatos Muja, Luan QYRKU, Genci OSMANAJ, Arben KAJAÇI, Luigj SHTINJA, Tanush PRENGA, Esat CAKONI, Eno MUÇOLLARI, Liri MUÇOLLARI, Fuat ZAIMI, Nikolin PRISKA, Haki TARJA, Ylber RAMA, Artur KARAJ, është caktuar masa e sigurimit arrest në burg masë e cila është ekzekutuar në dt. 16 dhe 17.03.2018 dhe nga gjykata është zgjatur me vendimin e dt. 13.03.2019 afati i paraburgimit për këta shtetas, ndërkohë është caktuar masë ARREST NË BURG NË MUNGESË për të pandehurit:
Bashkim SORRA, , Emiljan SINJARI, Ilija MITREVSKI, Betim VELIU, Artim DAUTI, Zaim DAUTI, Genc DIBRA, Sajmir Hysenbelliu, Enxhi Koci, Ilir Feçi, Skënder KOÇI (KENI), Shkëlqim KOÇI (JIMMY), Borislav,Ivanov KRUMOV, Marin Dimitrov VASILEV, Jorgo Shaho, Përparim KULE. Për këta shtetas megjithë kërkimet e bëra nuk është bërë e mundur ekzektuimi i masës së sigurimit dhe për këtë arsye është deklaruar mosgjetja e tyre gjatë hetimeve paraprake.
Ndërkohë me vendimin penal nr. 137 të dt.28.09.2018, është caktuar masë sigurimi e cila dhe është ekzekutuar dhe për dy ish punonjës police Almir Doda dhe Edmond Llacini. Masë kjo e ekzekutuar nga policia gjyqësore. Por rezulton se në drejtim të impikimit të këtyre dy personave nën hetim lind e nevojshme të kryhen veprime hetimore të tjera për të konkluduar në lidhje me akuzën ndaj këtyre dy shtetasve. Për këtë arsye kërkohet kohë për të kryer hetime të tjera.
Gjithashtu nga hetimi kompleks dhe voluminoz ka rezultuar se të pandehurit kane bashkëpunuar dhe me persona të tjerë bashkëpunëtor të tyre dhe për këtë arsye është ë domosdoshme të kryhen veprime të tjera hetimore me qëllim realizimin e procesit të identifikimit dhe marrjes së provave konkrete të bashkëpunëtorëve të tjerë.
Për këto arsye që përmendëm në dt. 24.05.2019 u vendos ndarja e procedimeve penale në dy procedime:
1.    Në procedimin penal Nr.53 të vitit 2017, në ngarkim të të pandehurve, Sajmir Hysenbelliu, Enxhi Koci, Nike Bushi, Adriatik Çekaj, Alfred Kalaj,Mhill Zefi, Mensur Selami, Bedri Bendaj, Ilir Feçi, Ardian Gurakuqi, Kolë Vushaj, Zaim Hysenbelliu, Nosh Volaj, Prel Gjelaj, Jorgo Shaho, Ardian Corri, Kristjan Zallinaj, Sokol Duli, Euglen Dushku, Leonora Dushku, Roza Frroku, Erenik Avdyli, Blerim Brahimi,Oltjan  Serani, Kreshnik Muja, Fatos Muja, Luan QYRKU, Genci OSMANAJ, Arben KAJAÇI, Luigj SHTINJA, Tanush PRENGA, Përparim KULE, Esat CAKONI, Skënder KOÇI (KENI), Shkëlqim KOÇI (JIMMY), Borislav Ivanov KRUMOV, Marin Dimitrov VASILEV Eno MUÇOLLARI, Liri MUÇOLLARI, Fuat ZAIMI, Nikolin PRISKA, Haki TARJA, Bashkim SORRA, Ylber RAMA, Artur KARAJ, Emiljan SINJARI, Ilija MITREVSKI, Betim VELIU, Artim DAUTI, Zaim DAUTI, Genc DIBRA të akuzuar për veprat penale të “ Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se një herë,  parashikuar nga neni 298/3 i K.Penal, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, krijimit dhe pjesmarrjes në grup të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 333/a-1,2 e 334 të Kodit Penal, si dhe
2.    Në procedimin penal Nr.53/1 të vitit 2017, në ngarkim të personave nën hetim Edmond Llaçini, Almir Doda, Besnik Vuçaj, Adriatik Elmasllari dhe   bashkëpunëtorëve të tjerë të të pandehurve, që kanë marrë pjesë në kryerjen e veprave penale të“ Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se një herë,  parashikuar nga neni 298/3 i K.Penal, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, krijimit dhe pjesmarrjes në grup të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 333/a-1,2 e 334 të Kodit Penal.

Këto rrethana provohen me:
Deklarimet e bashkë të pandehurve në këtë procedim të lidhur tashmë të arrestuar si dhe ato të marra nëpërmejt pyetjes së personave të tejrë që kanë dijeni për rrethanat e hetimit (lista e dëshmitarëve bashkëngjitur kërkesës). Dhe këto të dhëna përputhen jo vetëm me përgjimet telefonike, vëzhgimet, dhe aktet marra nga autoritetet e huaja të drejtësisë por dhe me sekuestrimet e telefonave dhe paisjeve kompjuterike gjatë arrestimit të të pandehurve ku sipas akteve të ekspertimit rezultoi që të provohen të gjitha rrethanat e përshkruara të faktit kriminal.
Sa më sipër, në mbështetje të nenit 331 të Kodit të Procedurës Penale,
K Ë R K O J:
Dërgimin në gjyq të çështjes nr. 53, të vitit 2017, me të pandehur  Sajmir Hysenbelliu, Enxhi Koci, Nike Bushi, Adriatik Çekaj, Alfred Kalaj,Mhill Zefi, Mensur Selami, Bedri Bendaj, Ilir Feçi, Ardian Gurakuqi, Kolë Vushaj, Zaim Hysenbelliu, Nosh Volaj, Prel Gjelaj, Jorgo Shaho, Ardian Corri, Kristjan Zallinaj, Sokol Duli, Euglen Dushku, Leonora Dushku, Roza Frroku, Erenik Avdyli, Blerim Brahimi,Oltjan  Serani, Kreshnik Muja, Fatos Muja, Luan QYRKU, Genci OSMANAJ, Arben KAJAÇI, Luigj SHTINJA, Tanush PRENGA, Përparim KULE, Esat CAKONI, Skënder KOÇI (KENI), Shkëlqim KOÇI (JIMMY), Borislav Ivanov KRUMOV, Marin Dimitrov VASILEV Eno MUÇOLLARI, Liri MUÇOLLARI, Fuat ZAIMI, Nikolin PRISKA, Haki TARJA, Bashkim SORRA, Ylber RAMA, Artur KARAJ, Emiljan SINJARI, Ilija MITREVSKI, Betim VELIU, Artim DAUTI, Zaim DAUTI, Genc DIBRA të akuzuar për veprat penale të “ Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se një herë,  parashikuar nga neni 298/3 i K.Penal, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, krijimit dhe pjesmarrjes në grup të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 333/a-1,2 e 334 të Kodit Penal të përshkruar hollësisht në pjesën hyrëse të kësaj kërkese .