Ballina Aktualitet Fier, derdhet solari në rrugë, autobotë të bllokuar në aksin Patos-Ballsh

Fier, derdhet solari në rrugë, autobotë të bllokuar në aksin Patos-Ballsh

Segmenti rrugor Patos-Ballsh në Fier ka mbetur i bllokuar mbrëmjen e djeshme nga një derdhje solari në rrugë, si pasojë e rrëzimit të një autoboti.

Edhe pse zjarrfikëset kanë mbërritur në kohë në vendin e ngjarjes, në zonën e quajtur Qafa e Lalarit rruga ende nuk është zhbllokuar. Për pasojë, dhjetra autobote kanë mbetur të bllokuar pasi nuk kalojnë dot.

Forcat e Policisë së Shtetit kanë ngritur postbllok për të ndaluar qarkullimin në këtë segment, ndërkohë që lëvizja e automjeteve të tjera po bëhet e kontrolluar nga uniformat blu.