Deputetja “korporatave” lë një tjetër gafë, bie pre e provokimit të gazetarit

89

Majlinda Halilaj, deputetja e cila njihet për gafat e saj gjatë fjalës në parlament, ka lënë një tjetër gafë.

Gazetari Ismet Drishti, e ka provokuar deputeten me një pyetje, të cilës ajo i është përgjigjur ashtu siç dinte.

Drishti e pyeti deputeten se pse Zvicra dhe Norvegjia po bëjnë referedum për t’u larguar nga BE. Deputetja i është përgjigjur kësaj pyetje duke thënë se kjo është dëshira e mendimi i tyre.

Por Norvegjia dhe Zvicra nuk janë fare anëtare të Bashkimit Europian.

Pjesë nga intervista:

Ju a mendoni se do jeni prapë në Parlament?

Kjo është mendimi i popullit, mund të votojë kë të dojë.

Jo më fal vendimin e popullit e caktoni ju se ju votuat në emër të popullit.

Normale votojmë në emër të popullit.

Më fal se kam harruar kush ju ka votuar ju?

Kush më ka votuar mua? Elektorati im.

Që është?

Vij nga Partia e Reformave Demokratike. Kam një kryetar po kam edhe elektoratin tim që më ka mbështetur.

Norvegjia e Zvicra po kërkojnë të dalin nga BE, ne duam të hyjmë, ata po bëjnë referendum. E dini besoj?

Po, po.

Po pse ne duam të hyjmë kur ato duan të dalin?

Është mendimi i atyre pse ato duan të dalin ne duhet të hyjmë.

Po pse mendon se jemi më të zgjuar ne se Norvegjia e Zvicra?

Po jemi normale, jemi.

Kot me të pyt sa shkon një bërje thonjsh e plotë?

Ka të ndryshme pak rëndësi ka kjo tani.

Ju për shembull?

Besoj këtu jemi për politikë jo për thonjtë.

Po pse duan të dalin Norvegjia e Zvicra?

Duan të dalin është mendimi dhe e drejta e tyre, ne kemi mendimet tona, jemi në parlament tjetër.

Nuk janë demokraci më të konsoliduara se ne Norvegjia e Zvicra?

E kanë, e kanë.

Po pse vendosin të dalin?

Nuk e gjykoj, ne kemi nevojë të futemi.

Ju i njihni këto shtete anëtare të BE?

Po sigurisht që i njoh.

Po se nuk janë…

Çfarë nuk janë?

S’janë në BE.

Po shpresoj të futen nëse nuk janë.

A shpreson, po ca din apo s’din hiç edhe ja fut kot?

Po pse nuk e di?

Po a e kupton që po na merr në qafë? Ti voton ligje për ne.

Po ti po na merr në qafë ne se je pa maskë…