Ballina Aktualitet Deputeti holandez për hapjen e negociatave, po presim vlerësimin e KE-së që...

Deputeti holandez për hapjen e negociatave, po presim vlerësimin e KE-së që të vendosim

Deputeti i parlamentit holandez dhe njëherësh reporter për Ballkanin Perëndimor, Jeffrey van Haaster, ndodhet për një vizitë pune në Tiranë. Ai u shpreh se pjesë e axhendës së diskutimeve në Tiranë është integrimi në Bashkimin Europian dhe përmbushja e reformave në Shqipëri.

Gjithashtu ai foli edhe për çështjen e rikthimit të vizave, ndërsa shtoi se kjo pjesë do të diskutohet në Holandë në kohën kur deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të jenë për vizitë atje.

“Objektivi i vizitës është procesi integrimit europian dhe axhendën e reformave. Këtu për të vijuar dialogun duke pasur parasysh vendimmarrjen për hapjen e negociatave dhe diskutimet tona në parlament kanë qenë shumë pozitive.

Jemi informuar për diskutimet mbi vendimin e parlamentit holandez mbi çështjen e liberalizimin e vizave ka pasur impakt, por kjo çështje nuk është diskutuar. Kjo çështje do diskutohet gjatë vizitës së deputetëve shqiptarë në parlamentin hollandez. Do presim vlerësimin e Komisionit Europian për Shqipërinë, që me pas të vendosim mbi çështjen e hapjes së negociatave për anëtarësim”-tha ai.