Ballina Aktualitet Dentistja qe mashtroi 11 biznesmenë, prokuroria jep pretencën për Olesia Duken

Dentistja qe mashtroi 11 biznesmenë, prokuroria jep pretencën për Olesia Duken

Prokuroria në Gjykatën e shkallës së parë në Durrës dha pretencën për Olesia Dukën, dentisten e cila akuzohet se ka mashtruar 11 biznesmenë, duke përfituar shifra të mëdha parash. Prokurori i çështjes, Madrid Kullolli kërkoi 15 vjet heqje lirie për stomatologen nga Tirana, e cila akuzohet për mashtrim.

Ajo e ka pranuar akuzën dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Nëse gjykata pranon kërkesën e akuzës mund të dënohet me 10 vjet heqje lirie. Pretenca u lexua në mungesë të pandehurës, që nuk ishte në sallën e gjyqit.