Ballina Uncategorized Denoncimi i PD: PS-ja po çel fushatën me blerje votash me një...

Denoncimi i PD: PS-ja po çel fushatën me blerje votash me një grusht ushqime

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka shpërndarë disa foto në Facebook duke akuzuar PS-në se në çelje të fushatës ka filluar të shpërndajë ushqime në Elbasan për t’u marrë votën familjeve në nevojë.

Postimi i plotë i Luçiano Boçit

SKANDAL!
Ja si e hap fushatën elektorale PS në Elbasan.
Fillon e blen vota që ditën e parë.
Me anë të Bashkisë me mbikqyrjen e policisë bashkiake, me lista, shpërdajnë qeset me ushqime për t’i marrë më të vobektëve më pas votën.
Pamjet shokuese janë marrë tek qendra ekonomike e arsimit.
Gjithçka në mes të ditës e në mes të njerëzve.
I gënjejnë me një grusht ushqimesh sot për t’i marrë erzin, shpirtin, jetën e gjithçka nesër, këtyre e gjithë shqiptarëve.
Kjo pra është faza e parë e blerjes së votës.Faza e dytë është me para kesh në dorë.
Këto janë zgjedhjet demokratike që kërkon të imponojë regjimi!!!