Dënohet me 5 vite burg infermierja që vodhi lekët e pacientëve me Covid

25

Dënohet me 5 vite burg infermierja që vodhi lekët e pacientëve me Covid.

Gjykata e Tiranës ka dënuar me pesë vite burg, infermieren Roniada Hysa, e akuzuar për vjedhjen e parave të një pacienti të vdekur nga Covid-19.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i Hysës u ul në 4 vjet e 4 muaj burg.

Hysa u arrestua në janar të këtij viti.

Ajo u denoncua nga djali i pacientit që ndërroi jetë.

Hetimi provoi se infermierja kishte terhequr gati 60 mijë lekë në bankomatë të ndryshëm përmes kartës së pacientit.

Infermierja e pranoi veprimin dhe iu dha gjykim i shkurtuar dhe ulje dënimi.