Ballina Showbiz Demi Lovato sërish në qendër rehabilitimi

Demi Lovato sërish në qendër rehabilitimi

Këngëtarja Demo Lovato është rikthyer në qendër rehabilitimi në Hawaii.

25-vjeçarja mendohet se kishte sërish probleme të shëndetit mendor pas një postimi që bëri në Twitter për arrestimin e 21 Savage nga autoritetet e emigracionit.

Ylli i popit doli nga qendra e rehabilitimit në nëntor, pas tre muajsh trajtim pasi i shpëtoi mbidozës së drogës korrikun e vitit të kaluar në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Këngëtarja bëri një shaka rreth arrestimit të reperit, por gjithçka u mor shumë seriozisht nga fansat.

Lovato u mbrojt nga disa të famshëm, përfshirë edhe Bebe Rexhën, por një sërë fyerjesh shkuan drejt saj. Tani raportohet se ajo është kthyer në rehabilitim pas gjithë reagimit.