Ballina BOTA Demi Lovato për mediat: Mos fusni hundët!

Demi Lovato për mediat: Mos fusni hundët!

Këngëtarja Demi Lovato ka reaguar për gjendjen e saj shëndetësore që iu përkeqësua prej mbidozës së heroinës. Në postimet në Twitter, shprehet se ndihet “me fat që është gjallë”, duke shtuar edhe diçka për tabloidët.

Në një seri postesh, Lovato konfirmoi se ajo ishte tashmë e kthjellët dhe u kërkoi fansave të mos besonin ato që shkruajnë mediat.

“Çdo burim atje që është i gatshëm të flasë dhe të shesë histori për bloget dhe tabloidët rreth jetës sime, nuk është në të vërtetë një pjesë e jetës sime. Një ditë do ti tregoj botës se çfarë ndodhi, pse ndodhi dhe si është jeta ime sot, por derisa të jem gati ta ndaj këtë me njerëzit, ju lutem mos ‘fusni hundët,'”- shkruajti këngëtarja duke kërkuar më shumë “hapësirë dhe kohë “për të shëruar.

Këngëtarja amerikane u dërgua në spital në korrik për një mbidozë të drogës dhe ka qenë në qendër rehabilitimi për trajtim që prej asaj kohe.