Ballina Shëndetësi Dëmet që i shkaktohen trupit nga konsumi i alkoolit

Dëmet që i shkaktohen trupit nga konsumi i alkoolit

Konsumimi i rregullt i alkoolit ka ndikime të mëdha në shëndetin dhe trupin e njeriut, duke sjellë si pasojë rreziqe e dëme nga më të ndryshmet.

Shkencëtarët më poshtë kanë treguar se çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni alkool çdo ditë radhazi për një muaj.

Zemra

Konsumimi i alkoolit shkakton shtypje të lartë të gjakut, rrahje të çrregullta të zemrës dhe, në raste ekstreme, vdekje të papritur si pasojë e mosfunksionimit të zemrës.

Shtimi i peshës

Alkooli ka shumë kalori dhe sasi të lartë të sheqerit. Dhe, nëse pini çdo ditë për një muaj, padyshim se kjo do të ketë ndikim në vijën tuaj të trupit. Vlen të theksohet se shtimi i tepërt i peshës shpie në diabet dhe shtypje të lartë të gjakut.

Shëndeti seksual

Dehja i rrit shanset për të bërë seks pa mbrojtje, e kjo shpie në shtatzëni të paplanifikuar ose në sëmundje të transmetueshme seksualisht.

Veshkat

Alkooli është diuretik, gjë e cila i nxit veshkat të prodhojnë më shumë urinë. Kjo shpie në dehidratim dhe në nivele të rrezikshme të sasisë së vogël të kripës, kaliumit dhe mineraleve tjera.

Pankreasi

Vetëm një natë e shpenzuar duke pirë shumë alkool shpie në nivelet ë rrezikshme të niveleve të ulëta të sheqerit në gjak. Aq shumë saqë kjo shkakton presion në pankreas.

Mungesa e vitaminës B

Absorbimi i vitaminës B12 nga mishi, produktet e bulmetit dhe vezët mund të ndikohet nga alkooli, dhe shenjat e mungesës së kësaj vitamine përfshijnë lodhjen, problemet me frymëmarrje, dhimbjet e kokës, zverdhjen e lëkurës dhe dridhjet e zemrës.