Ballina Showbiz Delvinë, Xhamia e Gjin Aleksit, perlë e arkitekturës dhe trashëgimisë

Delvinë, Xhamia e Gjin Aleksit, perlë e arkitekturës dhe trashëgimisë

Xhamia e Gjin Aleksit është një nga monumentet më të rëndësishmë të kulturës islame në jug të Shqipërisë .

Vijon puna për ta kthyer në identitet këtë perlë të arkitekturës por edhe të trashgimisë tonë kulturore për nga stili, shtresëzimet kulturore dhe historia e saj  e cila do tërheqi vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj pasi monumentet e trashëgimisë kulturore janë kthyer në një atraksion për turistët

Kjo xhami ndodhet në fshatin Rusan të qytetit të Delvinsë dhe është ndërtuar rreth viteve 1600 mbi rrënojat e një manastiri me stil bizantin.

Objekti është monument kulture i kategorisë së parë. Është një nga objektet që përmban gërshetim kulturash që nga ajo vendase, në atë postbizantine, e deri otomane. Kjo xhami ka qenë e famshme për akustikën e saj të veçantë