Ballina Showbiz “Delirium”, biznesi më i ri i Armina Mevlanit dhe Jonida Maliqit

“Delirium”, biznesi më i ri i Armina Mevlanit dhe Jonida Maliqit

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë, Armina Mevlani ka inaguruar dyqanin e saj të ri “Delirium Shop”, biznes i cili është rihapur kësaj here në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Jonida Maliqi. Në inagurimin e biznesit të bloggeres nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendjen paraqitja e dy bloggereve me stil unik, tashmë edhe ortake, si edhe prania e të fejuarit të Mevlanit, Shkëlzen Berisha, i cili është shfaqur krah saj për t’i dhënë urimet dhe mbështetjen e tij.

Sa i përket veshjes Armina për këtë event kishte zgjedhur një fustan mëndafshi ngjyrë vishnje ndërsa Shkëlzeni kishte veshur pantallona xhins në ngjyrë gri të errët, jelek e xhaketë stof me kuadrata.

Ndërsa Jonida kishte zgjedhur të vishte një kostum (xhaketë dhe pantallona, trend i këtij viti) në ngjyrë lejla të ndezur kombinuar guximshëm me një kanatjere ngjyrë portokalli. Këngëtarja kishte zgjedhur ta kompletonte look-un e saj me një palë këpucë me taka të së njëjtës ngjyrë me kanatjeren, ndërsa çanta e dorës (clutch) ishte një ndërthyrje e bukur e gjithë tonaliteteve të veshjes dhe aksesorëve.