Ballina BOTA Del traileri i serialit që çmendi botën. Ja çfarë ndodh në sezonin...

Del traileri i serialit që çmendi botën. Ja çfarë ndodh në sezonin e tetë të “Game of Thrones”

Sezoni i tetë dhe i fundit i Game Of Thrones është kaq afër, ndërsa tashmë ka dalë edhe traileri i filmit, i cili duket të jetë plot vrasje, puthje dhe mot të ftohtë.

Maisie Williams, e cila luan rolin e Aria Stark në serial, është shprehur për të përditshmen britanike “Metro”, se Game Of Thrones do të fillojë në 14 prilli të këtij viti, duke qenë se puna për xhirimet ka nisur dhjetorin e vitit 2017.

Game of Thrones, sezonin e shtatë të tij, pati një sukses mjaft të madh ashtu si edhe pritej me debutimin e tij në verë. Por mesa duket, prilli i 2019-ës do jetë “tepër i ftohtë”, kështu që bëhuni gati!