Ballina Kronikë Del nga rruga autobusi linjës së Kamzës, ka të plagosur

Del nga rruga autobusi linjës së Kamzës, ka të plagosur

Policia e Tiranës njoftoi se rreth orës 21.45 të së martës, në segmentin rrugor Institut-Bathore, drejtuesi i një autobusi të linjës së transportit publik ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë janë lënduar pa probleme për jetën 5 pasagjerë të cilët po marrin ndihmën e parë mjekësore. Policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.