Del ekspertiza e armës së gjetur në vendin ku u vra Klodiani:”Nuk është as e tij, as e efektivit”

295

Hetimet mbi armën e supozuar e Klodian Rashës janë mbyllur ditën e sotme.

Nga ekspertiza e kësaj arme rezulton se nuk i përket as policit Nevaldo Hajdaraj e as viktimës Klodian Rasha.

Hetuesit nuk përjashtojnë edhe mundësinë që arma mund të jetë hedhur edhe nga ndonjë tjetër person që nuk ka lidhje me ngjarjen, por kjo i përket nje tjetër hetimi.

Për sa i përket vrasjes së të riut, është provuar tashmë që plumbat në trupin e tij kanë dalë nga arma e efektivit.

Nevaldo Hajdaraj ka qëlluar dy herë në drejtim të të riut, ku njëri nga plumbat ka kapur qepenin e një servisi, ndërsa tjetra ka kapur në pjesën e kurrizit Rashën  duke i shkaktuar edhe vdekjen.