Ballina Aktualitet Dekreti i ri/ Presidenti Meta: Jam gati të shkoj edhe në Hagë

Dekreti i ri/ Presidenti Meta: Jam gati të shkoj edhe në Hagë

Presidenti Ilir Meta deklaroi ndër të tjera se është i gatshëm të përballet me çdo gjykatë për vendimin e marrë, madje edhe në Hagë siç tha. Ai u shpreh se qëllimi i i tij kryesor është zhvillimi i zgjedhjeve gjithëpërfshirëse me qëllim që Shqipëria të mos e humbasë trenin e integrimit në BE.

“Jam gati të marr përgjegjësinë time përpara gjithë shqiptarëve. I gatshëm të përgjigjem për këtë akt para çdo gjykate që ka juridiksion, përfshi edhe gjykatën e Hagës. Është vendim i mrekullueshëm që shqiptarët të kenë një të diel pozitive, të qetësohen dhe ne ta vazhdojmë rrugën e nisur në dhjetor ‘90.

Meta tha ndër të tjera se: “Jam student i lëvizjes së dhjetorit, pata fatin të takoj udhëheqësin e fundit komunist, Ramiz Alia. Shkuam atje me studentët e tjerë me mendimin se s’do ktheheshim më në qytet studenti, por ja që ia dolëm. Mendoj që ka nevojë për reflektim nga të gjithë, në mënyrë të veçantë nga kryeministri”.