Ballina Kuriozitete Dekorimi i tryezës për pritjen e Vitit të Ri

Dekorimi i tryezës për pritjen e Vitit të Ri

Dekorimi i tavolinës së Vitit të Ri mund të jetë e lehtë dhe elegante nëse ‘e prekni’ me ngjyrë gold dhe i jepni shkëlqim. Darka të tilla mund të theksohen kur dekorimi personalizohet. Është shumë e rëndësishme që t`i jepini dhomës së  ngrënies një përditësim të lehtë dhe krijoni një mjedis të përsosur për një darkë të mirë për natën e Vitit të Ri.

Viti i Ri është për argëtim dhe buzëqeshje, duke shijuar momentet me miqtë dhe familjen, duke ëndërruar dhe duke bërë plane. Festimi i kësaj feste dimërore – në të gjithë botën – është një ide e mrekullueshme që mund të frymëzoje dekorime të ndryshme për darkën e Vitit të Ri.

Planifikoni të bëni diçka të mirë para dhe gjatë darkës së Vitit të Ri. Ky është momenti i përkryer për t`u treguar miqve dhe të dashurve se sa të veçantë janë ata. Viti i Ri pa ata nuk do të ishte argëtues.

Ftoni të afërmit që jetojnë në qytete të ndryshme, bëni kartolina speciale përshëndetëse dhe përgatisni dhurata të vogla pas darkës për të surprizuar miqtë dhe të afërmit që keni në darkën e përgatitur për mbrëmjen e fundit të vitit.

Tryeza duhet  të jetë e dekoruar në atë mënyrë që tregon se jeni frymëzuar nga stina e bukur e dimrit. Flokë bore dekorative, kone pishe, qirinj dhe dekorime me shkëlqim duhet të jenë me patjetër në tavolinën tuaj. Sigurisht që këto dekorime, i shtojnë më shumë ‘shijen’ ushqimeve të mrekullueshme që do të konsumohen në natën e Vitit të Ri, me pije të ndryshme. Të ndalojmë pak tek dekorimet dhe hidhuni një sy sugjerimeve që sjell Politiko për ju:

Mbajtës metalik të qirinjve

Zgjidhni mbajtës metalik ngjyrë gold (të florinjtë) ose argjendi për qirinjtë që do vendosni në tryezën e darkës së Vitit të Ri. Do i japin një ndriçim tavolinës tuaj.

Lulet festive 

Shtoni në tryezën tuaj festive, lulet klasike dimërore për ta bërë më interesante dekorin. Në rast se nuk keni lule klasike, mund ta zëvendësoni më çdo lloj lule tjetër dimërore.

Qirinj të ndritshëm

Qirinj të tillë ndriçojnë dhomën edhe pa flakë (të pa ndezur), falë  mbështjellëses të shkëlqyeshme që ka. Vëndosni disa qirinj  të tillë në tryezën tuaj, dhe çdo gjë do duket akoma më bukur.

Vendosni një boçe pishe mbi pecetë

Festoni bukurinë e sezonit duke sjellë natyren brenda dyerve të shtëpisë, duke vendosur një boçe pishe në peceten që keni shtruar për darkën e Vitit të Ri.

Unazë sateni për pecetat e tjera

Në pecetat e tjera të tryezës mund të përdorni një stilim të veçantë duke krijuar një unazë sateni si në foto.

Për të vazhduar me ide të tjera për dekorin e shtëpisë, veç tavolinës…

Dekoroni muret dhe tavolinën me një fjollë bore dekorative, si dhe zgjidhni numrat e vitit që vjen (2019) në ngjyra të ndryshme. Gjithashtu, krijoni ambient festiv që në hyrje të shtëpisë tuaj, në dhomën e ngrënies, në kuzhinë si edhe në dhomën e ndenjes. Nëse jeni shumë argëtues si natyrë, dekoroni dhe tualetin, sepse kështu e bëni më zbavitës ambientin ku do prisni të afërmit tuaj.

Është shumë e rëndësishme që në darkën e vitit të ri të ndiheni të bukur, të relaksuar dhe të lumtur. Nëse keni kohë, hiqni rrëmujën dhe dhuroni gjërat që nuk përdorni, duke krijuar dekor të freskët.